Benzinat dhe dizeli nga mesnata do të lirohen për 1.5 denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik. Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 66 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet 68 denarë për një litër, ndërsa çmimi i EURODIZELI-it do të jetë 51 denarë për litër. Vaji ekstra I lehtë për amvisëri do të kushtojë 39.5 denarë për litër.
