Lloga kujton Hoxhën dhe Krekën për 7 Marsin

Kudo që të arrijmë në jetë, gjithmonë kujtojmë heronjtë që na ngritën, që me dashurinë e tyre për mësimdhënien na shtynë para dhe na edukuan. Sot kujtojmë ata që si fëmijë i quanim prindër të dytë, ata që na dhanë mësimet e para.

Përjetësisht do t’u jem mirënjohës të gjithë mësuesëve e profesorëve, e në veçanti mësuesit tim të parë, Pajazit Hoxha, nga gjenerata e artë e mësuesve të parë pas viteve të 40-ta. Në këtë ditë kujtoj edhe kujdestarin e klasës nga shkolla e mesme, prof. Urim Kreka, i cili u nda nga kjo jetë, por gjithë atë jetë e shkriu për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinjë.

Të dy tanimë të ndjerë, por që akoma jetojnë në kujtimet e zemrat tona.
Mësuesit vërtetë janë si prindërit, ne s’do t’iu dalim kurrë hakut, por e kemi hak të ruajmë e të zbatojmë këshillat dhe visionin e tyre. Të çmojmë e nderojmë me vepra mësuesit sot dhe të investojmë për brezat e së ardhmes.
Urime 7 Marsin, skalitësve të dijes!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...