Aktuale

LSDM-ja e Strugës për bazenin:Atë që e premtojmë e realizojmë!

Nga dega e LSDM-së në Strugë kanë informuar median se sot në kuadër të bashkëpunimit të Agjensionit për Rini dhe Sport me Komunën e Strugës është vendosur për rikonsktruksionin e bazenit të mbyllur sportivë.Puna për rehabilitimin e bazenit do të fillojë gjatë 2018 pas kompletimit të dokumentacionit.”Notuesit,vaterpolistët si dhe gjithë sportistët dhe qytetarët e Strugës e meritojnë.Atë që e premtuam do ta realizojmë”kanë thënë nga LSDM-ja.Baseni sportivë në Strugë në afërsi të shkollës “Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, për disa vite me radh ishte i degraduar dhe çerdhe narkomanësh.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button