LSDM-ja zgjedh strukturat partiake dhe nënkryetarët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sot do të zgjedh kryesinë e re partiake. Kongresi i LSDM-së për shkak të pandemisë me koronavirusin do të mbahet online. Në këtë kongres duhet të zgjidhen thuajse të gjitha pozicionet udhëheqëse përveç atij të kryetarit.

Kryetari i partisë, Zoran Zaev tha se asgjë nuk dihet deri mëngjesin e së dielës, ndërsa nënvizoi se në kongresin e ri do të futen me politika të reja.StrugaLajm

“Ne e fillojmë ditën e diel me bordin ekzekutiv dhe qendror ku do të formulohen propozimet. Me siguri asgjë nuk do të dihet deri në mëngjes nesër rreth orë 10-11 kur do të fillojnë mbledhjet e para. Kështu që nuk do të mundesha të them asgjë sepse nuk kemi propozim të formuluar. LSDM nesër zgjedh zëvendëskryetar të partisë, anëtarë të bordit qendror të LSDM-së, anëtarë të bordit mbikëqyrës, pas asaj vijojnë mbledhjet ku zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm dhe të tjerë…” (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...