LSDM me premtim:Paga minimale do të rritet në 20 mijë denarë

LSDM-ja në pushtet premtoi sot se deri në fund të mandatit paga minimale do të rritet deri në 20 mijë denarë ndërsa paga mesatare deri në 34 mijë denarë, transmeton INA.

“Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saja të mira: rritja e pagës minimale deri në fund të mandatit për 20-40% dhe rritje të pagës mesatare deri në fund të mandatit prej 20-30%”, thuhet kështu në kumtesën e LSDM-së kur jemi në prag të votimit të Qeverisë Zaev-2. Socialdemokratët flasin me siguri të plotë se Qeveria e re e udhëhequr nga lideri i tyre Zoran Zaev ka plan inovativ dhe stabil që siguron rritje stabile ekonomike dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...