LSDM me strategji në Strugë dhe Kërçovë

Një zyrtar i lartë i LSDM ka dhënē detaje për strategjinë e tyre për zgjedhjet lokale. Në pyetjen e gazetës KOHA se konkretisht në cilat komuna, përfshirë dhe ato perëndimore Strugën Dibrën dhe Kërçovën, LSDM mund të del me kandidatë shqiptarë, zyrtarë të lartë të LSDM-së thonë shkurt se synojnë të mundin VMRO-në dhe se kësaj radhe do të jenë të kujdesshëm në komunën e Strugës dhe të Kërçovës se çfarë profilesh do të kandidojnë.
“Fokusi jonë është të mundim VMRO-në e cila në shumë komuna ka bërë keqpërdorime të dukshme të parasë publike, ku patëm rastin të shohim edhe në akuzat e Prokurorisë speciale. Komunat që cekni si Kërçova dhe Struga, në parti po shqyrtohen kandidatura që janë më gjithëpërfshirëse dhe të pranueshme për të gjitha komunitetet”, theksuan zyrtarë të LSDM-së. Sa i përket bashkëpunimeve me partitë shqiptare, nga LSDM thonë se “në rrethin e dytë zgjedhor aty ku mund të ndihmohet do të ndihmohet, por do të shohim si do të shkojë procesi zgjedhor”./koha.mkStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...