LSDM pritet shkarkojë dy ministra, ja emrat dhe fotot?!(FOTO)

Burime partiake në LSDM kanë përmendur emrat e dy ministrave nga radhët e kësaj partie, që janë kandidatë më seriozë të përfshihen në rikonstruimin e parë të “Qeverisë Zaev”. Siç shkruan A1on, i pari në listë është ministri për transparencë dhe llogaridhënie. Robert Popovski. Ai konsiderohet fajtor për dy lëshime. Së pari kur kryeministri Zaev u përshëndet në burg me Igor Spasovin, e dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Si lëshim i dytë i tij konsiderohet kumtesa qeveritare për “takimin” Zaev-Trump edhe pse ishte vetëm një përshëndetje 15 sekonda.

Ministër i dytë në listën e LSDM-së për rikonstruim përmendet ministri i kulturës, Robert Allagjozovski. Edhe pse në këtë post erdhi nga sektori civil, ai nuk tregoi rezultate të pritura, transmeton Gazeta Lajm.StrugaLajm

Pas ardhjes së Allagjozovskit ndodhi skandali i madh me ndarjen e mjeteve për projekte në sferën e kulturës, kurse si dobësi i numërohet edhe fakti se bashkë gjendet në një listë me ministrat e BDI-së sa i përket harxhimeve.StrugaLajm


In : Aktuale

Loading...
loading...