Maqedonia e Veriut përballet me Italinë në balotazhin për Botërorin 2022

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përfitoi Italinë për kundërshtarë të parë të balotazhit për kualifikim në Kampionat Botëror 2022. Përfaqësuesja e udhëhequr nga Bllagoja Milevski u shortua në grupin më të vështirë të mundshëm nga 12 përfaqësueset që janë në këtë fazë. Fituesi i duelit Maqedoni e Veriut – Itali në finale do të luajë me çiftin fitues Portugali-Turqi. Përfaqësuesja e vendit të dyja ndeshjet do ti zhvillojë si mysafirë, ndërsa të njejtat janë programuar të luhen në mars të vitit të ardhshëm. Ndërkohë në grupet tjera do të përballen Skoci-Ukrainë, Uells-Austri, Rusi-Poloni dhe Suedi-Çeki.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...