Mbi 10 mijë persona për 3 ditë nga Qafë Thana i janë drejtuar bregdetit shqiptar

Muaji gusht ka nisur si një ogur i mbarë për industrinë e turizmit në Shqipëri disa muaj pas kolapsit të shkaktuar nga virusi pandemik COVID-19.

Që në ditët e para vihet re një fluks i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar.StrugaLajm

Vetëm nga pika kufitare e Qafë Thanës përgjatë tre ditëve të para të Gushtit raportohet se kanë hyrë 10 805 shtetas, numër i cili është rritur gjatë ditëve në vijim.StrugaLajm

Vërehet një bum pushuesish nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan-Durrës raportohet se ka pasur mbingarkesë dhe trafik nga fluksi i automjeteve.

In : Aktuale

Loading...
loading...