TARAVARI: KOMBËTARË E NDËRKOMBËTARË BDI-NË E DUAN NË OPOZITË

Çdo palë, e them palë me relevancë në Republikën e Maqedonisë së Veriut , cila do qoftë, kombëtar e ndërkombëtare, të gjithë pa përjashtim janë të interesuar që BDI-ja të jetë në opozitë. Kështu tha në një intervistë për Tv 21 Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Aii tha se edhe ata si parti janë të intersuar për çdo mundësi që BDI-ja të jetë jashtë Qeverisë.

“Po e them për të mirën e qytetarëve, shteti, shqiptarëve, maqedonasve, të çdo kujtë është mirë BDI të jetë në opozitë. Ne kemi thënë disa herë që për çdo mundësi që BDI të jetë jasht, ne jemi të interesuar. Thjeshtë duam ti ndihmojmë qytetarit shqiptarë në Maqedoni por edhe shtetit të ecën para. Prandaj jemi shumë të interesuar për krijimin e një shumica me 61 pa BDI-në”, tha Taravari.StrugaLajm

Sa i takon PDSH-së, ai tha se atë subjekt nuk e bëjnë llogari, pasi është shndërruar në parti-individë.

In : Aktuale

Loading...
loading...