40-50 cm dëborë në Strugë,1 metër në Mavrovë

Pa borë, me periudha të diellit dhe temperatura  prej -4 deri në 4 gradë Celsius, paralajmëron  për ditën e sotme Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Bora  që në ditët e fundit në mënyrë intensive ka rënë, në Mavrovë formon  shtresë prej 95 cm,  në Kodrën e Diellit 50, në Krushevë 44, ndërsa në Shkup 12 centimetra në Strugë rreth 50 cm.

Më ftohtë në mëngjes është në Shkup, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Mavrovë me minus tetë gradë Celsius.StrugaLajm

Prej sot pasdite deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në pjesën më të madhe të vendeve të populluara do të jenë në interval prej -5 deri në -15 gradë Celsius. Në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Të dielën pasdite do të rritet vranësira, ndërsa të hënën gjatë ditës  do të ketë reshje të reja  të borës me intensitet të vogël deri në mesatar.

In : Aktuale

Loading...
loading...