“Mbrëmjet Poetike të Strugës” vazhdojnë arratinë

I riformatuar në strukturë dhe konceptim, edicioni i 56-të i Mbrëmjeve Poetike të Strugës është gati për të nisur. Këshilli drejtues i këtij manifestimi në një konferencë për mediat të premten kanë bërë me dije se përgatitjet janë drejt fundit dhe kanë prezantuar risitë për këtë vit, shkruan gazeta KOHA. Ajo që u cilësua si eksperimentale edicionin e kaluar do të vazhdojë edhe këtë vit. Zhvendosja e këtij manifestimi nga Struga në qytete të tjera si Manastir, Ohër e Resnje për lexime poetike është vendosur të jetë pjesë e këtij manifestimi. Numri i pjesëmarrësve do të jetë optimal, si edhe vitet e tjera, rreth 30 poetë nga bota, mes tyre edhe ato të programit “Versopolis”, platforma letrare që mbështet nga programi “Europa kreative” i BE . Po ashtu do të jenë prezent edhe autorë vendas, gjasat që mes tyre të këtë poetë shqiptarë, janë të vogla.

“Jam i bindur se programi do të ofrojë emra atraktivë që janë pjesë e poezisë bashkëkohore botërore, por edhe talente të reja, edhe gjuhë që prezantohen për herë të parë në Evropë, siç kemi poeten nga Ekuador,i Maria Klara Sharupi Jua që krijon në gjuhën shua. Në përgjithësi, edhe ky edicion i ridizajnuar në strukturë dhe koncept, por edhe ndryshime të tjera në aspektin skenik dhe teknik, do të jetë një atraksion edhe për publikun që do të ketë mundësi t’na ndjekë edhe në transmetimet live”, ka thënë drejtori Mite Stefovski.

Fituesi i “Kurorës së artë” këtë vit është autori amerikan-serb Çarls Simiq, ndërsa poeti kroat Goran Çullahoxhiq është fitues i “Urave të Strugës”. Si krijues të rinj nga bota janë të ftuar poeti kinez Duo Duo, Gigo Fet, kanadezja En Majkëlls, Riçard Krinicki nga Polonia, e të tjerë. Sa i takon aktivitetit botues, përveç botimit luksoz për fituesin e”Kurorës së artë”, është përgatitur edhe Antologjia e poezisë bashkëkohore kubaneze, ndërsa në edicionin “Plejada” do të botohen edhe shtatë vëllime. Edicioni i 56-të do të zhvillohet nga datat 23-28 gusht dhe tradicionalisht mbyllet në Shkup. Komuna e Strugës prej disa vitesh e bojkoton këtë manifestim, duke mos marrë pjesë në hapjen e saj. “Jemi në raporte të mirë dhe s’besoj se do t’na bojkotojnë këtë vit. Të paktën për momentin gjithçka është në rregull”, thotë kryetari i Këshillit Drejtues, Sllave Dimovski. Përplasja me autoritet e komunës erdhi pas refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës shqipe në skenën e festivalit dhe prezantimin e tij, por edhe në pankartat që vendosen në qytet, që zakonisht janë vetëm në anglisht dhe maqedonisht.

VËLLEZËRIT MILLADINOVCI, ÇMIMI MË I SHTRENJTË LETRARStrugaLajm

Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” këtë vit shënon 55 vjetorin. Me këtë rast MPS ka vendosur që shpërblimi që jepet për këtë çmim të shkojë në vlerën 150 mijë denarë, duke e renditur kështu në çmimin më të shtrenjtë letrar në Maqedoni. Sipas drejtorit të MPS, edhe shpërblimi i “Kurorës së artë” që vite më parë ishte 2 mijë dollarë, e që u rrit në 15 mijë euro dhe qëllimi është që pesha e çmimit të ketë një ekuivalente deri diku edhe në aspektin financiar. Për çmimin “Vëllezërit Milladinovci” janë prezantuar mbi 30 vepra poetike, ndërsa se cilët do të jenë autorët finalistë do të bëhet publike në fund të muajit korrik. Në këtë vit jubilar do të jenë prezent të gjithë fituesit e këtij çmimi, ndërsa pesë autorët që do të përzgjidhen në konkurrencën finale po ashtu do të jenë të ftuar në MPS. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...