Me kërkesë të LSM-së vazhdon mbështetja financiare për pagesën e pagave

– Me kërkesë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë edhe me pakon e pestë të masave vazhdon mbështetja financiare për pagesën e pagave të punëtorëve me çka u parandalua që të vihen në pikëpyetje vendet e punës së punëtorëve në sektorët e goditur.LAJME TË NGJASHMEShk 16, 2021

“Kushtet për marrjen e ndihmës financiare për paga janë të njëjtat si edhe për pakon e katërt të masave, me atë që me insistimin tonë, punëdhënësit duhet ta mbajnë numrin e të punësuarve deri më 31 dhjetor të vitit 2020 me atë që, punëtorët të cilët i kanë humbur vendet e tyre të punës në janar dhe shkurt t’i kthejnë në punë, nëse punëdhënësit dëshirojnë të marrin ndihmë financiare për pagesën e pagave, ndërsa i garantojmë edhe vendet e tyre të punës në periudhën derisa përdoret masa dhe muajt pas përfundimit të së njëjtës, ndërsa e njëjta ka të bëjë edhe për punëdhënësit të cilët do të dëshirojnë të përdorim nga masa për kredi pa interes”, theksuan nga LSM.StrugaLajm

Në mënyrë shtesë me kërkesë të punëtorëve, LSM kërkonte, punëdhënësit të lirohen më shumë nga tatimet gjatë pagesës së regresit për pushim vjetor, ndërsa Qeveria pranoi që lirimi i tillë nga tatimet të jetë për regres të paguar për pushim vjetor në vlerë deri 80 për qind nga paga mesatare, me çka është tejkaluar pengesa që punëdhënësit të paguajnë edhe vlerë më të lartë të regresit për pushim vjetor nga ai i përcaktuar prej 40 për qind dhe për atë vlerë të mos paguajnë plus tatime, prandaj u bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që ta shfrytëzojnë këtë lehtësim dhe të paguajnë regres për pushim vjetor në vlerë prej 40 – 80 për qind nga paga mesatare.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...