Më pak tatime, më pak prodhim dhe më pak konsum

Pritjet e analistëve në anketën e Bankës Qendrore janë zbehur nga muaji mars në muajin qershor, si rrjedhojë e prolongimit të efekteve të krizës globale të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19

Fisnik PASHOLLI

Ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për 3.2 për qind në vend të rritjes së saj prej 1.2 për qind në vitin 2020 parashikon anketa e fundit e Bankës Popullore. Sipas saj, pritjet e analistëve në anketën e fundit të muajit qershor janë më pesimiste se në muajin mars. Apo me fjalë të tjera, kriza shëndetësore do të shkaktojë dëme më të mëdha në ekonomi seç pritej dhe së paku sipas parashikimeve të deritanishme pritet një ulje prej 4.4 për qind e PBB-së, që e shprehur në shifra nënkupton rënie prej afër 480 milionë euro e të gjithë të gjithë të mirave dhe shërbimeve të prodhuara përgjatë vitit 2020. Kjo nënkupton edhe më pak tatime në arkën e shtetit, më pak prodhim, më pak konsum dhe më pak eksport në vitin 2020. Pritjet e analistëve në anketën e Bankës Qendrore janë zbehur nga muaji mars në muajin qershor, si rrjedhojë e prolongimit të efekteve të krizës globale të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.Related PostsKor 17, 2020

Pritjet për zhvillime të tilla negative në ekonominë vendore , të anketuarit i ndërlidhin me paqartësinë e krizës globale të shkaktuar nga pandemia, kërkesën e paqartë në tregjet globale dhe ndikimin e saj në ekonominë vendore, uljen e kërkesës vendore si dhe paqartësitë lidhur me zgjedhjet e korrikut, që do të pasqyrohen përmes përmbajtjes së investitorëve vendorë si dhe marrjen më pak kredi të bizneseve.

Megjithatë analistë presin stabilizim të situatës ekonomike në periudhën e ardhshme edhe në bazë të masave anti krizë si kthimi i TVSH ndaj firmave prej 206.5 milionë euro në gjashtë muajt e parë të që është për 6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 100 milionë euro të paguara deri tani si masa anti krizë prej 500 milion euro të parashikuara ku 70 milionë euro kanë fituar bizneset dhe 30 milion euro kanë fituar qytetarët, prolongimi për gjashtë muaj i kredive, pagesa për disa muaj e pagës minimale e kështu me radhë. “Masat e ndërmarra monetare dhe fiskale, stabilizimi pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, anëtarësimi në NATO, negociatat e pritshme për anëtarësim në BE, si dhe vazhdimi i projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe të hekurudhave pritet të kenë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike në periudhën e ardhshme dhe do të ndikojnë edhe në përshpejtimin e rikuperimit ekonomik pas kalimit të krizës”, vlerësojnë analistët e anketuar nga ana e Bankës Popullore.StrugaLajm

Njëherazi vlerësohet se në vitin 2021 do të kemi rritje ekonomike prej 2.6 për qind dhe rritje prej 3.1 për qind në vitin 2022. Anketa më tej udhëzon se mund të pritet inflacion mesatar prej 0.4 për qind në vitin 2020, prej 1.3 për qind në vitin 2021 dhe prej 1.6 për qind në vitin 2022, që në fakt nënkupton një stabilitet të çmimeve dhe mos humbje të vleftës së valutës së denarit. Në favor të uljes së inflacionit janë edhe ulja e aktiviteteve të ekonomisë vendore dhe globale, kërkesa më e ulët vendore si dhe çmimet më të ulëta të energjenseve dhe ushqimeve nga importi.

Në ndërkohë, edhe të dhënat statistikore udhëzojnë për rënien e eksportit në periudhën janar maj të këtij viti për 25 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Njëherësh në pesë muajt e parë të këtij viti shënohet edhe ulje e importit për 20 për qind. Mbetet të shikohet se si do të jetë trendi i eksportit dhe importit deri në fund të vitit. Njëherësh në periudhën janar-qershor shënohen të ardhura buxhetore prej 87.4 miliardë denarë apo 9 për qind më pak në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mirëpo një pasqyrë më të qartë të treguesve ekonomik si konsumi, tatimet , eksporti apo të ardhurat buxhetore do të kemi në muajin tetor apo pas përfundimit të tremujorit tjetër të radhës. Gjithashtu në muajt nëntor dhe dhjetor do të mund të bëhet një përllogaritje më e detajuar e hyrave dhe të dalave në arkën e shtetit si dhe të kemi një pasqyrë më të qartë të gjendjes ekonomike dhe financiare në shtet. (koha.mk)2Share

In : Aktuale

Loading...
loading...