Më shumë mbrojtje për kredimarrësit

Me uljen e kompensimeve, apo shkallës vjetore të harxhimeve të përgjithshme, do të ulen edhe harxhimet që kanë qytetarët gjatë pagesës së kredive konsumatore .Ulja do të jetë më e theksuar tek kreditë që miratohen në shuma të vogla, me afate të shpejta të pagesës apo të ashtuquajtura “kredi të shpejta”

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 1 gusht – Përkufizimet e kompensimeve që i paguajnë qytetarët gjatë miratimit dhe pagesës së kredive konsumatore, është qëllimi kryesor i propozim-ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, shkruan gazeta KOHA.

Nga Ministria e Financave thonë se ofruesit e kredive shpesh ju përllogarisin dhe ju paguajnë qytetarëve harxhime më të larta për kreditë e miratuara, që vlen sidomos për kreditë me shuma të vogla dhe me afate të shkurtra të pagesës.

“Me qëllim që qytetarët të mos paguajnë harxhime të tepërta për kreditë konsumatore dhe në drejtim të uljes në minimum së rreziqeve nga përkeqësimi i gjendjes me personat që kanë problem me kreditë, do të përkufizohet shkalla vjetore e harxhimeve të përgjithshme të kredive konsumatore”, thonë nga Ministria e Financave. Njëherazi, me uljen e kompensimeve, apo shkallës vjetore të harxhimeve të përgjithshme, do të ulen edhe harxhimet që kanë qytetarët gjatë pagesës së kredive konsumatore .Ulja do të jetë më e theksuar tek kreditë që miratohen në shuma të vogla, me afate të shpejta të pagesës apo të ashtuquajtura “kredi të shpejta”.StrugaLajm

Shkalla e përgjithshme e harxhimeve paraqet raportin midis harxhimeve totale të kredisë dhe shumës së miratuar të kredisë, me çka shuma e kredisë së miratuar barazohet me shumat e të gjitha obligimeve të kredisë që duhet të paguajë konsumatori siç janë pagesa e pjesës kryesore të borxhit dhe harxhimeve të përgjithshme të kredisë.

Ekonomistët thonë se përvojat e personave që marrin kredi si dhe llogaritë përfundimtare të shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta, tregojnë se përkufizimet ligjore që planifikohen me ligj do të vështirësojnë dukshëm punën e tyre. Njëherazi do tu dilet në ndihmë mjaft qytetarëve nga kategoritë më të prekshme që do të mbrohen në aspektin e pagesës së kostos së lartë për të hollat e huazuara. Në ndërkohë, vitet e fundit në Maqedoni po rritet interesimi për kreditë e shpejta për të çilat nuk ka nevojë për garanci bankare. Shoqëritë financiare që punojnë jo vetëm me leje, por edhe nën kontrollin e rregullt të Ministrisë së Financave, i miratojnë këto kredi konsumatore me shuma më të vogla më lehtë se kreditë e bankave. Ekspansioni i kompanive të tilla i detyrohet krizës aktuale ekonomike dhe pamundësisë së qytetarëve që të kapërcejnë muajin me të ardhurat mujore për shkak se shtrenjtimi i jetesës nuk përcillet edhe me rritjen e pagave. Për rritjen e punës së tyre flet edhe fakti se në Maqedoni, aktualisht me dhjetëra kompani merren me dhënien e shërbimeve të tilla financiare.

Hapësira e internetit, rrjetet sociale, por edhe mediat elektronike janë të vërshuara me reklamat e tyre që miratojnë hua me kushte shumë të volitshme. Çdo gjë është fleksibile dhe e lehtë, me përjashtim të harxhimeve të mëdha, për shkak se për shumën prej 3000 denarë, për gjashtë muaj do të duhet të ktheni 4800 denarë, apo për shumën prej 20 mijë denarë – pas 90 ditë do të duhet të ktheni afër 27 mijë denarë. Ndryshe, vetëm deri në fund të vitit 2016, mbi 15 shoqëri financiare kishin miratuar afër pesë milion euro të ashtuquajtura kredi të shpejta. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...