Media serbe përkujton Rankovicin: Ka qenë “frikë e tmerr” për shqiptarët, ia ka bashkangjitur Leposaviqin Kosovës

Sipas medias serbe, ish-funksionari famëkeq i Jugosllavsië ia ka bashkëngjitur Leposaviqin Kosovës, me qëllim që serbët të jenë shumicë atje. Duke u ndërlidhur me deklaratën e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth “përkufizimit” eventual me Serbinë, se do të jepte Leposaviqin në këmbim të disa vendbanimeve në Preshevë, portali serb “Srbija danas” (Serbia sot) ka përkujtuar Aleksandar Rankovicin famëkeq, i cili, sipas medias, ia ka bashkëngjitur Leposaviqin Kosovës, me qëllim që serbët të jenë shumicë atje.

“Ka qenë frikë e tmerr për shqiptarët”, thuhet në titull të lajmit, i cili është ilustruar po ashtu me një fotorgafi provokuese – portretin e Raknovicit me në sfond flaumrin shqiptar dhe ushtarë e simbole të UÇK-së.
“Aleksandar Leka Rankovic, shef i dikurshëm i OZNA-s (shërbimi informativ i RSF të Jugosllavisë), ministër i policisë, nënkryetar i RSFJ-së dhe bashkëluftëtar i Josip Broz Titos, njeriu i cili i ka përgjuar të gjithë, ndër të parët e ka mbështetur përkufizimin definitiv dhe qërimin e hesapeve me shqiptarët në Kosovë” – kështu e prezanton portali serb Rankovicin famëkeq.

Gazeta po ashtu shton se “ka provuar gjithçka që t’i pacifikojë shqiptarët e pëdëgjueshëm, ka filluar një aksion masiv për të marrë armët nga shqiptarët, e po ashtu në vitin 1959 ia ka bashkëngjitur Leposaviqin Kosovës – që serbët të bëhen shumicë!

Portali përkujton se Leposaviqi deri atëherë i ka takuar rrethi të Kralevës (Serbi), dhe ka pasur ekskluzivisht popullatë serbe. I është shtuar Kosovës në harmoni me planin e Lekës (nofkë e Rankovicit) në mënyrë që serbët të bëhen sërish shumicë në Kosovë, sa nëpërmjet popullimit e korrigjimit të kufijve, sa me kontroll më të madh të popullatës shqiptare dhe elimin të shqiptarëve të disponuar armiqësisht.

Portali serb thotë se “kaçakëve shqiptarëve” u janë marrë 27.000 pushkë, disa mijëra mitralozë, revolverë e bomba, madje edhe dy topa. Për shqiptarët flitet me stereotipet e njohura të shovenizimit serb “se janë shumë të lidhur me armët”, transmeton gazetametro.net.StrugaLajm

“Ka pasur edhe shumë vrazhdësi, rrahje e aplikim të dhunës, në mënyrë që të realizohet aksioni i armëve”, citon portali serb një bashkëpunëtor anonim të Rankovicit.

Koha e mbledhjes së armëve, aksion ky i organizuar nga Aleksandar Rankoviq, në Kosovë mbahet mend si një ndër periudhat më të rënda për shqiptarët e pambrojtur të Kosovës, e përshkuar me tortura, burgosje, vrasje e pastrim etnik të shqiptarëve.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...