Mediat amerikane:11 gjërat që i dallojnë shqiptarët

Buzz Feed” një website amerikan ka kthyer vëmendjen kah shqiptarët duke publikuar disa gjëra që i karakterizojnë ata, me titull “E dini që jeni shqiptar kur…”
Ky website ka veçuar shumë gjëra që i dallojnë shqiptarët nga popujt tjerë, duke theksuar se një shqiptar lë bashish edhe në supermarket, e shumë gjëra të tjera, transmeton Gazeta Metro.
Më poshtë ju sjellim 11 nga këto:
Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma.
Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasë atyre për 20 minuta.
Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë.
Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.
Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular.
Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar.
Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë.
Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta).
Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...