Mediokrët mediatikë edhe nga pordhët synojnë të ndërtojnë kauza antiKurti!

Emin Azemi

Pritne tash kur te behet teme debati neper studiot televizive deklarata e ketij shahirit nga Drenica i cili e paska da mendjen me leshu Kosoven dhe me u kthy veç kur edhe Hashimi kthehet nga Haga. Meqe shume portale e gazeta i dhane hapesire kesaj ngjarje madhore, tash ka mbet çeshtja te tiret e te tëhollohet neper studio televizive.
Pasi u zgjidh çeshtja e nenshkrimit per sigurimin e Pfizerit tash radhen e ka shahiri te behet protagonist kryesor i debateve televizive, sidomos ka mbetë te analizohen shkaqet e depresionit te tij, ku gjithsesi kryefajtori serish do te jetë A. Kurti.
Pas krytemave me “interes publik” te jashtezakonshem qe kishin ne fokus dilemen hamletiane nese Adem Jashari kish mbajt ramazan apo kishte pi birra, ose deklaratat e nje hoxhe mbi grate dhe burrat, tash rendin e ka ky shahiri i Drenices qe me vaj ne buze e kish vendos me braktise Kosoven.

Kjo çeshtje tani sigurisht do te trajtohet dhe debatohet nen prizmen e (mos)angazhimit te Qeverise Kurti 2 ne zgjidhjen e çeshtjes se ketij patrioti i cili dashurine per liderin e burgosur po e shpreh me protestë te fortë duke e i thene lamtumire Kosoves se dashur te cilen e ka kaplu njefare robnie e ndryshimeve radikale politike.
Shume media i dhane hapesire kesaj llakerdie qe gjithkund ku ekziston nje minimum profesionalizem do te refuzohej kategorikisht!StrugaLajm

Haj medet per publikun e gjorë qe kaq keq eshte kidnapu nga nje tufë mediokrësh mediatikë , te cilet janë ne gjendje edhe nga nje pordhe te ndertojne kauza antiKurti!
Mos ma harroni shahirin… temat tjera presin…
Pret pandemia,… pret rimekembja ekonomike… pret konfiskimi i pasurive te pajustifikueshme… pret reforma ne drejtesi….
Por nuk pret drenicaku u skandinavizuar me çyke te zorit, i cili kthimin ne Skandinavi ka vendos ta quaj largim nga Kosova…
Krejt kete nuk do ta dinim, sikur te mos ishin mediat tona qe u treguan kaq bujare ndaj temave te tilla me “ interes publik”…..

In : Aktuale

Loading...
loading...