Mehazi: Koalicioni i mundshëm LSDM-BDI?


Sulejman MEHAZI

StrugaLajm

Zaevi lavdëroi Ali Ahmetin si të besueshëm, kjo nënkupton e paralajmëron miqësinë e mëparshme koalicionuese gjatë zgjedhjeve lokale që e ka kuptimin koalicionues edhe gjatë Zgjedhjeve Parlamentare. Pra, koalicioni maqedone-shqiptare i ardhshëm i zgjedhjeve parlamentare, më 12 prill 2020, mund të jetë: LSDM-BDI. Ky koalicion në njërën anë, e shpëton LSDM-në nga humbja kundër VMRO-së, në anën tjetër e shpëton edhe BDI-në nga humbja kundër opozitës Aleanca me Besë.
Listat zgjedhore të mundshme mund të jenë: p.sh.
– Në zonë 6, bartës liste mund të jetë BDI, nr.2. LSDM-ja….;
– Në zonë 5. bartës liste mund të jetë LSDM-ja, nr 2. BDI-ja…;
– Në zonën e Çairit, bartës liste mund të jetë BDI-ja, nr. 2. LSDM-ja…;
– Në zonën e Kumanovë me rrethinë, bartës liste mund të jetë LSDM-ja, nr. 2. BDI-ja;
E kështu, kështu me radhë…. Prandaj kujdes opozitë shqiptare leni inatet e mos luani me popullatën shqiptare, bashkohuni rëndë e fortë se këta të BDI-së punojnë e mendojnë vetëm për ditën e zgjedhjeve e kurrgjë tjetër!.

In : Aktuale

Loading...
loading...