Mehmeti:Rinia shqiptare po ikë për shkak të ‘gomarizmit’ të politikanëve të tyre 

 

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka shkruar i dëshpëruar lidhur me ikjen masive të shqiptarëve nga vendlindja e tyre. Ai këtë porosi ia ka dedikuar kryesisht shqiptarëve në Maqedoni.

“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”, ka shkruar Kim Mehmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...