Melinda Rashidi, nga Struga zgjidhet Sekretare për burime njerëzore dhe lobim te BESA

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA dje mbajti mbledhjen e radhës ku u zgjodhën sekretarët partiak.StrugaLajm

Ja postimi i plotë:Urime prof. Fatri Saliu, suksese në detyrën e re si Sekretar për politika strategjike dhe të gjithë sekretarëve tjerë. Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA dje mbajti mbledhjen e radhës ku u zgjodhën sekretarët partiak.Me vota unanime kryesia qendrore e Lëvizjes BESA për Sekretar Organizativ zgjodhi Adnan Azizin, ndërsa Sekretar i departamentëve u zgjodh prof. Arafat Shabani.Gjithashtu, sekretar për politika strategjike u zgjodh Fatri Saliu, sekretar për burime njerëzore dhe lobim – Melinda Rashidi si dhe sekretar për informim dhe marrëdhënie me publikun u zgjodh Semir Pajaziti.Në mbledhjen e mbajtur kryesia qendrore diskutoi edhe për situatën politike në vend, Lëvizja BESA kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi qeveria nuk ka legjitimitet të udhëheq me vendin.Lëvizja BESA28.06.2022

In : Aktuale

Loading...
loading...