Menduh Thaçi në konferencë për shtyp, para selisë së PDSH-së, në Tetovë, prezanton strukturat e reja drejtuese të partisë si dhe moton zgjedhore.
“Sot po e promovoj moton tonë “Po vjenverakadera”. Pas kësaj kohe shumë të ftohtë, si sot si këto vite që nuk është në pushtet Partia Demokratike Shqiptare, Po vjen vera ka dera, dera e PDSH-ja ndërsa vera do të jetë e gjithë shqiptarëve”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka prezantuar ekipin e vet professional dhe të gjitha departamentet, duke shprehur gatishmërinë për ta marrë pushtetin dhe për të qenë shërbëtor të qytetarëve.(INA)