Mercenarët rus të përfshirë në Luftën e vitit 2001 në rajonin e Likovës (Foto)

Filip trajkovski ka falënderuar mercenarët rus të cilët kishin ndihmuar Maqedoninë në luftën e vitit 2001 në rajonin e Likovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Vullnetarët rus në anën e Maqedonisë, derisa sa NATO i ndihmonte banditët shqiptarë. Komandosët rus ndihmuan Maqedoninë. Një faliminderim i madh për të gjithë vullnetarët rus, posaqërishtë për Anatoli Lebet Tolja”, është shprehur ai.

Ndërkohë, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti.

“Forcat Sllave të sigurimit për betejën e lavdishme të Mateqit kishin deklaruar se kanë humb 10 ushtarë dhe 12 policë, kurse 64 u jan plagosur…Njejtë edhe për betejën madhështore të Haraçinës, se gjoja kan humb vetëm disa policë.StrugaLajm

Gjithmonë, luftëtarët më eminentë të UÇK’së e kanë deklaruar se në anën Maqedone aktiv kanë qenë të kyqur grekët, rusët, moldavët, rumunët dhe Çetnikët, dhe se shumë të vrarë e të coftë janë nga këto shtete Barbare….Sot, vet e konfirmojnë ajo pjesë e frigacakëve që kanë mbetur gjallë”, është shprehur Baruti.
op

In : Aktuale

Loading...
loading...