Mërgimtarët ia mësyejnë vendlindjes për Bajram

Një numër i madh i mërgimtarëve nga vendet evropiane ia kanë mësyer vendlindjes për të kaluar festën e Bajramit. Kjo po ndodhë edhe pas heqjes së kufizimeve nga shumë vende evropiane, pas zvogëlimit të numrit të infektimeve me COVID-19.

Flukset më të mëdha po regjistrohen nëpër aeroportet e Prishtinës, Shkupit, por edhe Tiranës. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se vetëm këtë të mërkurë janë paraparë 50 fluturime.StrugaLajm

“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”. Sipas autoriteteve të këtij aeroporti vetëm sot janë planifikuar që të realizohen 50 fluturime.

Një fluks i madh është regjistruar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku gjatë orëve të fundit ka pasur fluturime nga Zvicra dhe Gjermania, por me përjashtime edhe nga vende të tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...