Ramiz Merko, paralajmëron dorëheqjen nga funksioni nëse i marrin kompetencat për plazhet

Pushteti vendor dhe ai qendror duan të kenë kontroll në menaxhimin e plazheve në liqenin e Ohrit.Në këtë temë në Telma Tv prezantuan qëndrimet e tyre Ramiz Merko kryetari i Strugës si dhe ministri Goran Sugarevski nga MTL transmeton Strugalajm.

StrugaLajm

Ramiz Merko deklaroi se për të është përulje marrja e kompetencave për plazhet në liqenin e Ohrit.Ai shtoi se nuk e përjashton mundësinë që të tërhiqet nga funksioni nëse ndodh marrja e kompetencave të plazheve nga ana e MTL-së. ‘’Unë jam kryetar komune në tre mandate dhe mirë I di ingerencat e mija.Kemi resurse njerëzore që mund ta përfundojnë punën.Këtu ka një problematic të vogël që nuk e arsyeton marrjen e kompetencave nga pushteti qendror.Unë mendojë që pushteti qendror për ta zgjidhur këtë problematik duhet të bashkëpunojë me pushetin vendor.Nuk mundet nga Shkupi të diktohen punët në Strugë.Asnjë nuk ka ardhur në vendngjarje .Nëse nuk ka bashkëpunim ndërmjet pushteit qendror dhe atij vendor nuk ka përparim.Problem nuk është vetëm Struga shkon në Ohër dhe shikoni se si ndërtohet hotel në ujë te ‘’Sindikallni’’ka thënë ai.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...