Mesiç viziton Mitrovicën e Veriut

Nën masa strikte sigurie, ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, përveç vizitës dhe takimeve me krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, vizitoi edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Mesiç e ka quajtur “një Mitrovicë” atë që de fakto thuhet të jetë e ndarë mes anës shqiptare dhe serbe, për çka u shpreh edhe se “po shoh se gjithçka është në rregull dhe qetë”.

Ish-presidenti kroat Mesiç për KosovaPress tha se “kam dashur të shoh si njërën ashtu edhe Mitrovicën tjetër”.

Pyetur për shoqërimin e madh nga ana e forcave të sigurisë, ai tha se “edhe sikur të kisha ardhur vetëm, unë do të ndjehesha i sigurtë”.StrugaLajm

Mesiç konsideron se Kosova mund të arrijë kontroll të plot të territorit të saj përmes një marrëveshje të përgjithshme me Serbinë.

Përkrahësi i kahershëm kroat i shtetësisë së Kosovës gjithashtu u shpreh se sa i përket ndonjë konfrontimi ushtarak mes dy vendeve, kjo gjë nuk do të ndodh.

“Gjithçka varet nga një marrëveshje. Lufta ka lënë pasojat e saj, duhet të gjithë ta kuptojnë se luftë nuk ka dhe nuk do të ketë, dhe njerëzit duhet të bashkëpunojnë sepse vetëm kështu të gjithë do të jenë të kënaqur”, tha ish-presidenti kroat Mesiç.

In : Aktuale

Loading...
loading...