Mickoski gjej një mënyrë si të përfitosh votat shqiptare si Zaevi

Urim SALIHU
Z.Mickovski ,kundërshtari yt politik është keq.Nuk duket më si në bombat e tij të famshme.Edhe drejtësia që proklamoi s’është ajo që menduam.Por Mickovski t’i s’mund të rrëzosh me bomba Zaevin sepse ai e harxhoi këtë kartë për të ardhë në pushtet ku oligarkët jetojnë akoma luksin, ndërsa të mjerët po bëhen akoma më të mjerë.
Z.Mickovski gjej edhe ti mënyrën tënde si ti joshësh votat shqiptare sepse mijëra njerëz janë zhgënjyer tashmë sepse e shohin se disa militantë shqiptarë të LSDM-së ecin me vetura luksi për cmimin që morrën ndërsa të tjerët votues jetojnë për ibret.

Z.Mickovski megjithatë një gjë mos harro, sepse je midis jetës politike që mund të të zgjatet , por një humbje në zgjedhjet Presidenciale ka për të të larguar sa hap e mbyll sytë nga kreu i VMRO-së.Këtë e di edhe ti shumë më mirë nga të gjithë.

Gjej mënyrë si ti joshësh votat shqiptare , mundësisht prodho ndonjë emër të ri, mundësisht një Fatime të re që shqiptarët e krahasuan me Shotë Galicën shqiptare ndërsa tani e fyejnë .Gjej një Katica të re sepse s’doli ashtu sic ne e menduam .StrugaLajm

Shqiptarët do ta përcaktojnë presidentin dhe z.Mickovski kundërshtari yt është në avantazh ,të paktën tani për tani sepse akoma përmes satelitëve të tij dhe partive shqiptare në qeveri mund të ti merr votat shqiptare.
Mund të ti merr edhe për faktin sepse ju kishit një Ivanov të tmerrshëm për shqiptarët dhe ai është sinonim i shkatërrimit .Mezi presim të gjithë ti harxhohen ditët e presidencës dhe të shkojë përgjithmonë nga politika .Mos ardhtë kurrë një si ai që fatkeqësisht morri shumë vota shqiptare.StrugaLajm

Z.Mickovski gjej një mënyrë si ti joshësh votat shqiptare.Nëse duash shko edhe ty në ndonjë kafene të ndonjë fshati , gjej disa të rinj ,pleq ose të tjerë dhe fotografohu.Kaq duhet , ne mashtrohemi lehtë.Ne harrojmë.Harruam edhe vdekjen e Almirit ,harruam edhe rastet e tmerrshme që i prodhoi paraardhësi yt që tashmë ik nga drejtësia.Ne harrojmë Mickovski dhe ti akoma mund të shkosh të bësh për vete votat shqiptare.Ne harrojmë Mickovski sepse PDSH-në e votojmë gati tre decenie, BDI-në dy dhe ASH-në lideri i së cilës edhe ai ka harruar kur ka hyrë në politikë dhe ne e quajmë politika e re.Prandaj shko edhe ty, provo, s’humbasësh asgjë.Provoje fatin në zonat shqiptare.Dil fotografohu me dikë sa për tu dukur se jeta e vëllazërim-bashkimit funksionon këtu në mënyrë të përkryer pa cka se të drejtat e shqiptarë janë peng i gjithë juve që vazhdoni të mbeteni në politikë .Gjithë juve që bëni eksperiment me jetët tona dhe ne të mposhtur nga varfëria, mendojmë dhe ëndërrojmë ” babadimrin” tuaj dhe përrallat që po na tregoni tani e tridhjetë vjet më parë .


Loading...
loading...