Mickoski: Njerëzit po largohen, për kë do të valojë flamuri shqiptar në Kërçovë

Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd, shkruan Alsat.

“Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le të valojë, askush nuk bën problem. Për kë do valojë kur zbrazen shkollat. Fshatrat janë bosh. Shkoni në Zajaz, shkoni në Osllomej. Shkoni edhe në Vraneshnicë dhe Drugovë. Është bosh gjithandej”, tha Mickoski./Alsat.mkStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...