Mickoski: VMRO do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave në zgjedhjet lokale

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pret fitore të madhe të VMRO-DPMNE-së në pjesën më të madhe të komunave në zgjedhjet lokale më 17 tetor. Mickoski, këtë pohim të tij, siç tha, e bazon në numrat nga hulumtimet e fundit.Содржината продолжува после огласот

Ai sot mori pjesë në hapjen e Akademisë politike 2021: “Nxitja e demokracisë në nivel lokal – Ndërtimi I politikave dhe strategjive të mira për zhvillim të qëndrueshëm lokal” në organizim të VMRO-DPMNE-së dhe Fondacionit Konrad Adenauer – Maqedoni.

“Bashkëpunimi me Konrad Adenauer vazhdon edhe në këto zgjedhje lokale. Këto disa ditë për ne janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Jam I bindur se janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për anëtarët e ardhshëm apo kryesuesit e këshillit atje ku koalicioni I VMRO-DPMNE-së do të fitojë në këto zgjedhje. Unë pres, në pajtim me numrat dhe hulumtimet e fundit, ajo fitore të jetë e madhe edhe në pjesën më të madhe të komunave në Maqedoni”, tha Mickoski.StrugaLajm

Sipas tij, përvoja që anëtarët e partisë do ta dëgjojnë sot jo vetëm nga ligjeruesit e sotëm por edhe nga njerëzit të cilët vijnë nga vendet-anëtare të BE-së do të jenë motiv shtesë për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe anëtarët e këshillit dhe një pjesë e atyre udhëzimeve t’I zbatojnë në punën e tyre. Para së gjithash, siç tha Mickoski mendon në ekologjinë, trransparencën në punë, llogaridhënien, digjitalizimin.StrugaLajm

Ai shfaqi shpresë se shumë shpejtë pas këtyre zgjehdjeve do të kemi Qeveri të re e cila, sipas tij, do t’u japë mësim se si punohet ndershëm dhe si luftohet kundër krimit dhe korrupsionit që janë dukuri acute në shoqërinë tonë.

Lideri I VMRO-DPMNE-së Mickoski përsëriti se planifikojnë të zhvillojnë fushatë pozitive për zgjehdjet lokale dhe nuk planifikojnë të merren me atë se sa të këqinj dhe të paaftë janë kryetarët e komunave të LSDM-së dhe BDI-së, sipas tij, qytetarët e dinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...