Mickovski: Zgjedhje kah mesi i korrikut, por me disa kushte

– VMRO-DPMNE më në fund ka shënë një sinjal më të qartë rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickovski tha se kur të sigurohen kushte dhe të ulet numri i të infektuarve atëherë duhet të shkohet në zgjedhje. Sipas tij afati i parë i mundshëm i mbajtjes së zgjedhjeve duhet të jetë mesi i korrikut. Por, ai me këtë rast shpalsi edhe disa kushte.
“VMRO ka dy kushte: së pari të përgadisim protokolle me të cilin do të mbrojmë qytetarët. E di se edhe ti Pendarovski kërtkon që të mbrohet jeta e qytetarëve, dhe e dytë të kemi zgjedhje inkluzive, fer dhe demokratike”, u shpreh Mickoski.

Ai iu drejtua oponentit të tij Zoran Zaev, duke e porositur që të mos ushtrojë trysni për zgjedhjete, kurse nga Presidenti Pendarovski kërkoi që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas Mickovskit edhe fillimi i fushatës zgjedhore duhet të jetë një ditë pas konferencës për shtyp të OSBE/ODHIR-it, gjegjësisht pas arritjes së tyre në vend.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...