Milot Rizvani/Me shkas: Per Ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri dhe drejtoret e shkollave neper Maqedoni te Veriut?!!

Me shkas: Per Ministrin e Arsimit z.Jeton Shaqiri dhe Drejtoret e shkollave neper Maqedoni te Veriut?!! #Jetonshaqiri

Milot RizvaniStrugaLajm


Sot rastesisht ne dite me shi, dergova femijen ne shkolle me 5 min vonese, edhepse gati cdo dite I dergojme dhe I marrim me veture nga frika e qeneve..dhe rastesisht konstatova se Shkolla e Struges ishte e mbyllur…u afrova, trokita, por asnje nuk e hapte. Ne cast u indinjova pa mase, sa per pak nuk e theva deren….Ne 3 sekonda, gjithcka me doli parasysh dhe me beri analize truri nga gjithcka kam pare neper bote Amerike e Evrope…Po e elaboroj ne disa pika …
1.Cka ndodh ne rast termeti e zjarri me femijet dhe te punesuarit te ngujuar brenda?
2.Ne rast me te keq, sulmi terrorist e psikopatik te X personi brenda ne shkolle, si do te ishin evakuuar femijet?
3.Ne rast femija im apo eshe 10 te tjere qe erdhen aty me vonese, I sulmon dikush, I kidnapon apo dicka e ngjasnme?
4.nga indinjata e rastit te 8 vjecarit te mbytur para disa ditesh ne Shkup, cka nese aty ne oborr perpara deres e ndjek, e frikeson ose e kafshon ndonje qen?StrugaLajm

  1. si mjek specializ i Punes, a e dini se cdo institucion publik duhet te kete dy dyer te medha, qe rrine tere kohes ne gjendje te hapen, dhe ate nga brenda jashte e jo nga jashte brenda, si dhe plan evakuimi brenda hapesirave te brendshme…
    6.Dhe sa e sa plot arsye te tjera me pak te rendesishme….kur ekziston mundesia reale qe femija te futet brenda e te pres ne nje hapesire apo dhome te posacme, e jo si minoren e femije, nen 18 vjec, te rrije pa dijenine e prindrve jashte si qen ose I mbyllur si ne Kopsht Zoologjik nen hekura?
    Nga menaxhmenti, nendrejtori dhe pergjegjesi z Astrit Merko, si ars fiskullture , me arsyetohet, se kete rregull dhe vendim kane marr, qe femijet t i diciplinojne qe te mos vonohen per mesim.
    I pyes publikisht, ate, Drejtoret e shume shkollave e Ministrin e Arsimit, ku e kane mesuar kete metode pedagogjike ne fakultet, ne lenden e Metodikes, Pedagogjise apo Psilologjise?!
    I pyes, me cte drejte mbyllin me celes dhe nuk kane portir dhe roje te dera e nje Institucioni Edukativo Arsimor Publik?!
    Dhe sa mund te kemi besim ne priinderit e shoqeria, se femijet tane nen 18 vjet, I kemi ne duar te sigurta, aty ku I dergojme me leket dhe taksat tona?!
    Kush pergjigjet, dhe ne baze te cilit ligj apo rregullore te shkruar, nese ne rastin me te keq, femija im lendohet apo behet viktime e pamundesise per te qene brenda ne shkolle apo per t u evakuuar ne kohe , ne rast fatkeqesie elementare zjarri, termeti e sulmi , nga brenda nje objekti te ngujuar nen celes…?!
    Zoteri te nderuar, mos ndoshta mendoni se shkollen apo institucionin ku punoni e qe menaxhoni, e keni prone private apo trashegimi nga babai, apo edhe vend pune e emerim nga partia e qeveria, qe beni ne mendje tuaj e si t iu kujtohet??!!!!
    Me respekt. MR si intelektual e prind , pa ascfare tendence politike,…
    Pres komente e mendime….kurse nga Zoterinjte ne fjale, pergjigje logjike e ligjore , si dhe pergjegjshmeri e kompetence ne secilen pyetje te parashtruar…. 14.04.2023 MR

Loading...
loading...