Përplasen dy automjete në Prrenjas, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prrenjas.

Dy automjete, një me targa shqiptare dhe një me targa greke janë përplasur në vendin e quajtuar “Kthesa e Pishkashit”.

StrugaLajm

Për pasojë, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq.

In : Aktuale

Loading...
loading...