Ministri i Zaevit sillet si “kapo”, nuk do të kërkojë falje?!

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, lidhur me rastin e përplasjes me Sllagjana Tasevan nga “Transparency International” ku Taseva në rrjetin social “Facebok”, kishte shkruar se është sulmuar nga Angjushev, sot i pyetur nga gazetari i TV21, nëse do t’i kërkonte falje Tasevës, pas deklaratave të fundit rreth ndikimit të tij në falimentimin e fabrikës “Feni Industries”, i njejti tha se nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk ka kryer.

“Unë nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk kam bërë dhe nuk ka nevojë që askush të kërkojë falje në emrin tim. Nuk kam pasur qëllim, as nuk do të kem qëllim të komunikoj negativisht me dikë, për asnjë çështje, e as që kam kërcënuar dikë”, tha mes tjerash Angjushev.StrugaLajm

Ai gjithashtu tha se e ka pyetër Tasevën se pse kur ka përmendur emrin e tij, nuk ka kërkuar së pari mendim prej tij sepse vlerëson se kjo është diçka profesionale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...