MIRATIMI I KUSHTETUTËS SË RE DHE TRADHËTIA QË IU BËHET SHQIPTARËVE

 

-Pjesa e dytë-
Me ligj sipas paralamërimit të shovenit maqedonas më sa duket drejtor i Entit të Statistikes, do të parashifet vetëm numri i popullatës sipas gjuhës që e flasin në shtëpi, sipas fesë cilës i takojnë ku me të dy rastet sakatohen shqiptarët për shkak se shqiptarët flasin edhe turqisht, ata të fesë orthodokse edhe se ndihen shqiptar, por për shkak të presionit shtetëror e kanë humb gjuhën shqipe, si dhe ata shqiptar të fesë muslimane që ndihen shqiptar por flasin maqedonisht për shkak të asimilimit dhe kështu do të konsiderohen se janë turq dhe maqedonas.
Prandaj, në asnjë mënyrë të mos votohet kushtetuta pa emërtimin e kategorisë apo përkatësisë kombëtare por të egziston vetëm nënshtetësia maqedonase. Opozitarët me në krye Zijadin Selën e kundërshtojnë mosregjistrimin e kombësisë shqiptare krahas me nënshtetësinë, por kjo do të jetë e paefekt sepse sëpari amendamenti i propozuar prej tyre që në kushtetutë të përfshihet edhe përkatësia kombëtare, kjo me shumicën e votave refuzohet sepse nuk e ka shumicën nëpër komisione. Njashtu edhe në seancën paralamentare kur të miratohet kushtetuta do të vazhdohet me të njëjtën këngë. Fshirja nga kushtetuta e përkatësisë kombëtare do të shkakton fshirjen e përkatësisë kombëtare edhe nga cdo dokument përsonal që shqiptari e posedon duke filluar nga librat amzë të lindjes.
Shqiptarët duhet të organizohen në protesta të gjithëfuqishme qoft dhe t a bllokojnë objektin e selisë BDI dhe mos me i lejuar të dalin nga selia e tyre përderisa nuk ndryshojnë mendje. Tani është edhe rasti më i përshtshëm pasi kanë shpërthyer edhe protestat e gjithfuqishme të studentëve, por iniciativa dhe organizimi duhet të zhvillohet vetëm nga partitë opozitare, por fatkeqësisht këto parti vështirë se i hyjnë kësaj “loje të madhe”, dhe asqë pritet prej tyre.
Në kuadër të krejt kësaj tradhëtie kombëtare, një dinak injorant që ishte edhe kryetar formal i Komisionit për Marrëveshjen e Prespës, një servil i paepur Bujar Osmani në një paraqitje mediatike pasi nuk kishte si të arsyetohet për këte tradhëti të madhe kombëtare, iu përgjegj gazetarëve” neve të gjithë jemi të interesuar të integrohemi në NATO dhe BE dhe kjo është me rëndësi”. Pra u dashka që shqiptarët të viktimizohen edhe ate pa kurfar arsyeje sepse këte askush nuk e ka kërkuar që shqiptarët të mos egzistojnë si kombësi por vetëm qytetar dhe kështu, të fshihet përkatësia e tyre kombëtare. Avokat Zaim IstrefiStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...