Mori 5 gjoba, Beniada: “Mos më vendosni më, makina ime s`bezdis njeri”!

Beniada Nishani ka pasur një “hall” të madh këto kohët e fundit, të cilin nuk ngurroi ta ndante në rrjetet sociale me ndjekësit e saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, publikoi disa video një ditë më parë në “Instastory” ku tregonte shqetësimin e madje, e madje kishte dhe një mesazh për policët e Tiranës.

Mbesa e ish-Presidentit Nishani deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5-tën e kishte marrë së fundi. Arsyeja sipas saj, është se nuk gjen parking për makinën pranë banesës.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjobë. Se kam 4 marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha.StrugaLajm


Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba dhe do vazhdoj të marr”, thotë modelja.

In : Aktuale

Loading...
loading...