Mos e lër ‘ një femër të bëhet ‘kuçkë’

Nga Anila Knuti

Studimet psikologjike tregojnë se: Një nënë e mirë ,rrit fëmijë të suksesshëm! Një nënë e dashur rrit fëmijë të mirë dhe të ndjeshëm.Këta fëmijë e kryesisht djemtë,bëhën burra të vërtetë. Është e vërtetë për shoqëritë e zhvilluara.Për ato shoqëri që i rrisin djemtë me fjalët:
Respektoje shoqen,motrën,nënën tënde!

Por, në këtë shoqërinë tonë partriakale është e vështirë të rrisësh ‘burra’. Se djali është më i forti i lagjes. U shkul flokët vajzave.Se arti nuk bën për burrat! Steriotipi shqiptar : Të lindim djem për dëshirën e burrit. Bën edhe pikënisjen e diskriminimit gjinor.
E tek dëgjon përditë vrasje të grave ,dhunim ,nënvlerësim, zhvlerësim,pabarazi.
Më dhimbset vetja që jam femër e lindur në Shqipëri.
Tek mendoj të vrarë Fildezen,Natashën ,Lumturien,Nurien të vrara nga burrat e tyre ,për motive të dobëta.O zot, shpirti i vuajtur i grave shqiptare !
Thënë e stërthënë,meshkujt shqiptar janë rritur keq.
Keq e mos me keq po rriten edhe tani.Deri kur?!
Një burrë shqiptar lëndon. Me gjest me fjalë me dorë . Lëndon !
Femra shqiptare i bën të gjitha kujdesin mëmësor, punët familjen,gruan bashkëshorten dhe në fund lëndohet ,dhunohet ,shpërfillet në një mënyrë apo në një tjetër.
Ama,ajo nuk harron.Dhe gruaja shqiptare është më hakmarrsja.StrugaLajm

E përvëluar .E lënduar deri në shpirt të ikën. Ajo nuk fal. E gjen mënyrën për të shpëtuar shpirtin. Nga mungesa lirisë,ekonomisë ,kushtet e vështira pas divorcit ,ajo i mendon të gjitha. Merr parasysh gjithçka edhe vdekjen. Zgjedh të jetojë.Shkon tjetër kund.
Asnjë femër nuk tradhëton për dëshirë.Janë tepër të ralla.Ajo tradhëton se është ndjerë e tradhëtuar shpirtërisht.Është ndjerë bosh! Gratë shqiptare kanë nevojë për pëkujdesje shpirtërore më shumë se gjithçka tjetër !StrugaLajm

Unë nuk i përligj. Madje mendoj se krenaria dhe nderi janë zbukurimet që e bëjnë një femër zonjë. Ama,një grua e vrarë nuk e bën dot më gruan! Jam me to,kur ato janë ndjerë të dhunuara të shpërfillura ,të braktisura.Të lënduara!

Nëse nuk e bën dot të lumtur ti gruan,partneren ,femrën tënde ,do ta bëjë dikush tjetër.
Mos e paragjyko!
Mos e vri gruan shqiptare se nuk është prona jote!
Mos e vri ,se nuk je i zoti ta duash !


Loading...
loading...