Babai e plagos me thikë të birin

Policia në Gostivar ka arrestuar një 60-vjeçar të dyshuar se e ka plagosur djalin e tij me thikë.

Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 17:10, nga Qendra mjekësore Gostivar është denoncuar në polici se tek ata me lëndime është sjell N.L. (31) nga Gostivari.

Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se N.L. është lënduar me thikë në këmbën e majtë nga babai i tij A.L. (60) rreth orës 17:00 në shtëpinë e tyre.StrugaLajm

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor Gostivar. A.L. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat penal.

In : Aktuale

Loading...
loading...