Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira deri në mesatare, ndërsa gjatë pasdite pritet të ketë reshje të shiut.
Temperatura minimale do të jetë nga 7 deri 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 14 deri 23 gradë celsius.
Pas ditë së shtunë pritet mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Nga dita e hënë në pjesën më të madhe të vendit priten reshje të shiut, posaçërisht të martën në orët e para të mëngjesit.