MPJ për lajmin se Teuta Arifi u refuzua nga BE: Janë spekulime

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në një prononcim për TV21 kanë mohuar raportimet se emri i Teuta Arifit nuk ka kaluar filtrat e Bashkimit Evropian për t’u emëruar si ambasadore. Nga MPJ këto shkrime i quajnë spekulime, pasi thonë se Maqedonia e Veriut fillimisht nuk ka vendim shtetërorë për ndonjë kandidat.

“Ende nuk kemi dërguar propozim për ambasador në Bruksel. Njëherë duhet të ketë vendim në vend, i cili pastaj dërgohet në Bruksel për miratim. Deri më tani nuk ka vendim final shtetëror për ndonjë kandidat, andaj është spekulim”, thanë për TV21 nga MPJ.

Ndryshe, në fund të muajit mars burime qeveritare njoftuan se Teuta Arifi do të propozohet për ambasadore të BE-së në Bruksel.

Në lidhje me propozimin e Qeverisë reagoi edhe opozita, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të refuzojë propozimin e Qeverisë sonë për emërimin e Teuta Arifit si ambasadore në BE.StrugaLajm

Ndërsa, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se Teuta Arifi shihet si propozim për ambasadore në BE pasi e njeh procesin sepse ka qenë ish zëvendëskryeministre për integrime evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...