MSH :4 persona kanë vdekur nga koronavirusi, njëri nga Struga

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 131 të tjerë janë shëruar. E këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.287, të shëruarve në 13.315, ndërkaq të vdekurve në 652. Momentalisht ka 1.860 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, një 57-vjeçar nga Vinica, dy pacient nga Ohri (77 dhe 57-vjeçar) dhe një 74-vjeçar nga Struga. Tre prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një në kushte jashtëspitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...