Muhamed Asani,rizgjidhet kryetar i Odës së mjekëve të Strugës pas një gare etnike!

Si në cdo sferë  të jetës edhe zgjedhja e kryetarit të Odës së mjekëve në Strugë, nuk i shpëtoi  dimenzionit të përballjes etnike dhe politike si cdo gjë tjetër  së fundi në qytetin bregliqenas që   nuk i shpëton konturimit në përmasa etnike .Edhe  në këtë rast pavarsisht që para disa javëve  ishte organizuar një Kuvend  zgjedhor për zgjedhjen e kryetari të Odës së Mjekëve për Strugën ky proces u reprizua sërish ditën e enjte  ku sërish përballë njëri-tjetërit në garë ishin mjekët Muhamed Asani dhe Vllado Kocoski duke i ndar  mjekët edhe në via etnike gjykuar edhe nga rezultati por edhe nga anulimi që iu bë procesit të parë zgjedhor.Dr. Muhamed Asani  tregon për gazetën ‘’KOHA’’se pavarsisht që fitoi para disa ditëve mandatin që edhe për katër vjet të drejtojë këtë struktur  në një Kuvend  zgjedhor në përputhje  me  statutit në fuqi, rizgjedhja e e tij në krye nuk u konvenoi një pjesë  të palës tjetër të cilët duke i fryr sipas tij edhe karakterit etnik kësaj përballje gjetën mekanizma dhe anuluan këtë proces zgjedhor duke organizuar një të dytë.Asani tregon se edhe në përballjen e dytë zgjedhore ku si kundërkandidatë kishte kandidatin mjekun Vlado Kocoski ai arriti të fitojë  ndaj tij me rezultat 94 me 91 por sipas tij ky proces tregoi që edhe në mjekësi dirigjimet politike janë  shumë të forta.’’E gjithë kjo përballje e panevojshme  dhe koncentrim energjish negative padyshim që kishte edhe karkaterin e mirëfilltë etnik në disa dimenzione sepse ndryshe nuk mund të spjegohet fakti i anulimit të procesit të parë zgjedhor dhe mobilizimi i tërësishëm për raundin e dytë të cilin gjithashtu  e humbin’’potencon Asani. Dr. Muhamed Asani është një nga mjekët me përvojë në Strugë që prej disa vjetësh drejton repartin e Gjinokologjisë në Spitalin e Strugës.Aktualishtë në Strugë veprojnë rreth  220 mjekë të profileve të ndryshme të punësuar në disa institucione shëndetësore Si Spitali i Strugës,Shtëpia e Shëndetit ,Spitali i Nefrologjisë si dhe disa ambulanta koncesionare dhe private  edhe të profilit stomatologjik në qytet dhe  disa zona rurale .(KOHA/Strugalajm.com)

 

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...