Musa Xhaferi: Me statut te partisë nuk parashihet “Vetëpërjashtimi”. Mjerim

Pas njoftimit të mbledhjes së mbrëmshme të BDI-së se janë vetëlarguar 5 anëtarë të Kryesisë së BDI-së, pjesë e Grupit të zjarrit, ka ardhur edhe reagimi i Musa Xhaferi, nga fraksioni Grupit të zjarrit.

Ai tha për TV21 se nuk janë të njoftuar për këtë dhe me status të partisë nuk parashihen vetëpërjshtime dhe se ky është mjerim për BDI-në ku ka arritur.

“Fraksioni nuk ka asnjë njoftim! Pyeteni zëdhënësin e partisë se kush e shkroi këtë pamflet? Ne mendimin tonë ndryshe e kemi artikuluar në mënyrë transparente para anëtarësisë dhe publikut! Ka fraksion – grupim joformal brenda BDI! Me statut te partisë nuk parashihet “Vetëpërjashtimi”. Mjerim!”- deklaroi Musa Xhaferi, BDI-fraksioni Grupi i zjarrit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...