Myftiu i Strugës Salim Sulejmani priti në takim ambasadorin e Turqisë

Sot më 31.05.2021 myftininë e Strugës e vizitoi ambasadori i R. së Turqisë, Z. Hasan Mehmet Sekizçok. Ai u mirëprit nga myftiu i Strugës Mr. Salim ef Sulejmani dhe bashkëpunëtorët e tij. Pasi falënderoi ambasdorin për vizitën që i bëri myftinisë, myftiu vlerësoi lartë kontributin dhe ndihmën e institucioneve të R. së Turqisë për projektet e realizuar në dobi të shoqërisë strugane me theks të veçantë rikonstruimin e xhamisë historike Mustafa Çelebi dhe ndërtimin e godinës së myftinisë të cilat u realizuan nëpërmjet agjencisë qeveritare turke “TIKA”. Në këtë takim u diskutua edhe çështja e Hamamit të Strugës dhe gjetja e një zgjidhje për rikonstruimin e kësaj trashëgimi kulturore dhe kthimi i këtij vakëfi aty ku e ka vendin. Nga e ana e tij, ambasadori turk Z. Hasan Mehmet tha se kontributi dhe bashkëpunimi i institucioneve turke nuk do të mungojë asnjëherë. Pas vizitës që i bëri myftinisë, ambasadori turk i shoqëruar nga myftiu vizituan edhe xhaminë Mustafa Çelebi.

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...