NATYRA MALO ATLETJA STRUGANE NË KAMPIONATIN BALLKANIK PËR SENIOR

NATYRA MALO NË KAMPIONATIN BALLKANIK PËR SENIOR

Sportistja e Klubit të Atletikës “Drini” nga Struga, pas rezultateve të arritura, në Kampionatin Shtetëror për senior, ku u shpall kampione në diciplinën 100m, me kohë 12:78, pastaj në Kampionatin Ballkanik U20 në Stamboll, me kohë 12:63, duke përmirësuar dukshëm rezultatin e sajë dhe në Kampionatin Evropian ekipor – Liga e tretë, me kohë 12:75, ajo sot udhëtoi bashkë me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, për në Beograd të Serbisë, ku do të zhvillohet Kampionati Ballkanik për Senior 26/27. 06. 2021.
Natyra Malo do të vrapoi ditën e nesërme (26.06.2021), në diciplinën 100m.
Duhet theksuar, se sportistia jonë, akoma është 16vj. dhe po na befason këndshëm me rezultatet e saja.
Suksese Natyra!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...