Ndahet nga jeta “James Bond” i parë

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare ylli i Hollivudit, Sir Sean Connery. Sir Sean vdiq i qetë në gjumë, ndërsa ishte në Bahamas. Ai kishte qenë sëmurë për ca kohë.StrugaLajm

Aktori skocez ishte i njohur për portretizimin e tij të James Bond. Ai qe i pari që e solli këtë rol në ekranin e madh dhe u shfaq në shtatë triller me spiunë.StrugaLajm

Ndahet nga jeta ylli i Hollivudit, ishte i pari që portretizoi James Bond

Karriera e aktrimit zgjati pesë dekada dhe Sir Sean fitoi një çmim “Oskar” në vitin 1988 për rolin e tij te “The Untouchables”.

Filmat e tjerë të Sir Sean përfshijnë: “The Hunt for Red October”, “Highlander”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.

In : Aktuale

Loading...
loading...