Kapet drogë në aksin Strugë-Qafë Thanë, policia jep detajet

Natën e kaluar rreth orës 20.30 zyrtarët e policisë nga Byroja e Sigurisë Publike – Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, Njësia për Trafik të Paligjshëm të Drogave në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe SPB-Ohër, në zonën e Strugës, afër magjistrales A2 – E852 (rreth dy kilometra nga PK Qafë Thanë) ndërpreu një kanal për tregti të paligjshme të marijuanës nga Shqipëria në Maqedoni.

Në aksion, u sekuestruan 16 pako me një peshë totale neto prej më shumë se 15 kg, gjatë të cilave u ndalua E.H. (20) nga Republika e Shqipërisë. (Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...