Ndalimi i importit në Kosovë i kushtoi Serbisë mbi 150 milionë euro për 6 muaj

Mbi 150 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Serbisë nga ndalimi i importit të mallrave nga Beogradi në Kosovë. Qeveria e Kosovës mori vendimin për ndalimin e  mallrave të prodhuara nga Serbia nga qershori i vitit 2023 deri më 1 janar 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Serbisë.

Qeveria e Kosovës më 14 qershor pati ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye sigurie. Vendimi ishte marrë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Më pas, ishte lehtësuar masa e sigurisë duke u hequr për lëndën e parë dhe gjysmë produktet.StrugaLajm

StrugaLajm

Siç ka thënë për “Betan”, Aleksandar Radovanoviq nga Qendra për Bashkëpunim Rajonal në këtë odë, më së shumti kanë humbur kompanitë që kanë fabrika në Serbi dhe eksportojnë produkte të kompletuara, përfshirë ato të ushqimit e të higjienës.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, Kosova më 2023 ka importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 198 milionë eurosh. Serbia është e nënta në renditjen e importuesve më të mëdhenj në Kosovë.

Në vitin 2022, Kosova importoi rreth 370 milionë euro nga Serbia.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...