Kush pështyn gjobitet me 200 euro

Në qytetin italian Monfalcone kujdes i veçantë i kushtohet ruajtjes së pastërtisë. Tani mund të gjobiteni deri në 200 euro për një pështymë në trotuar.

Konkretisht, në kuadër të rregullores së re për pastërtinë dhe mirësjelljen, kryebashkiakja Ana Maria Sisint ka paralajmëruar gjoba nga 30 deri në 200 euro për këdo që kapet duke pështyrë në hapësira publike dhe kjo është një nga masat që do të vendoset për të siguruar një qytet më të pastër.StrugaLajm

Ndryshe, vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona.

In : Aktuale

Loading...
loading...