Ndërron jetë prof. Tahir Hoda, gjuhëtari , mësuesi dhe pedagogu i përkushtuar i shqipes nga Struga!

Lajm i dhimbshëm/

Ndërron jetë prof. Tahir Hoda, gjuhëtari mësuesi dhe pedagogu i përkushtuar i shqipes nga Struga!

Struga humbi një personalitet te përkushtuar te shqipes! Profesor Tahir Hoda do të mbahet mend për kontributin e tij të vyer në fushën e gjuhësisë dhe përkushtimin e tij ndaj mësimdhënies. Ai ishte një njeri që punoi me pasion për promovimin e gjuhës shqipe dhe edukimin e gjeneratave të reja, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve. Tahir Hoda u pensionua në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, por edhe pas pensionimit, ai vazhdoi me shkrime dhe publikime për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin e tij të pakushtëzuar ndaj gjuhës dhe kulturës sonë.


Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00 në Strugë .(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...