Ndërtimtarët kërkojnë procedura të lehtësuara për leje për ndërtim

Procedurat për dhënie të miratimeve elektronike gjatë ndërtimit të respektohen në tërësi në mënyrë që të mos zvarriten investimet në ndërtimtari, afati për shkallë të autorizuar prej pesë për qind për TVSH gjatë shitjes së parë të banesave të vazhdohet deri në vitin 2023 dhe të bëhen ndryshime në ligjet kyçe me të cilat do të ndihmohet dhe përshpejtohet aktiviteti i ndërtimtarisë.

Atë e kërkuan biznesmenët nga Oda ekonomike pranë Lidhjes së odave ekonomike sot në takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Në pajtim me buxhetin e paralajmëruar dhe investimet nga Oda e ndërtimtarisë thonë se presin stabilizim dhe përmirësim të gjendjes në ndërtimtari.

“Ajo që është posaçërisht me rëndësi për kompanitë e ndërtimtarisë në pjesën e Ligjit për ndërtim është respektimi maksimal i afateve për dhënie të lejeve ndërtimore me qëllim që të mos prolongohet procesi i ndërtimit që do të thotë shpenzim shtesë edhe për kompaninë edhe për qytetarët dhe të gjithë të involvuarit në proces”, tha Ivica Jakimovski, kryetar i Odës ndërtimore pranë LOE në konferencë për shtyp pas takimit.

Nga Sugareski morën sinjal të mirë në pjesën e ndërtimeve të ulëta, ku, potencoi Jakimovski, realisht fillojnë investime në infrastrukturën rrugore që do ta lëvizë sektorin. Janë të gatshëm për projektet e paralajmëruara nga cikli investues prej 2709 milionë eurove në infrastrukturën rrugore që ua prezantoi ministri i resorit.StrugaLajm

Sugareski vlerësoi se oda inicon punë të rëndësishme për rregullativën ligjore dhe paralajmëroi se do të merren parasysh propozimet për ndryshime të ligjeve për ndërtim, planifikim urbanistik dhe hapësinor, për tokën ndërtimore… në të cilat po punohet në mënyrë intensive.

Anëtareve të Odës së ndërtimtarisë, krahas infrastrukturës rrugore, ua prezantoi edhe projektet kapitale nga infrastruktura hekurudhore dhe aktivitetet për gazifikim.

In : Aktuale

Loading...
loading...